Skip to content

Skandal/ Vajza e ish deputetit Mark Frroku: Rudina Dembacaj po na ndan nga babai, boll u shtire

Marrëdhënia brenda një familjeje të njohur shqiptare ka tensionuar diskutimet publike pas një deklarate të fortë të vajzës së ish-deputetit Mark Frroku, e cila akuzon bashkëshorten e babait, aktoren Rudina Dembacaj, se po krijon pengesa në marrëdhënien e saj me të atin.

Në një letër të dërguar për media, Mara Frroku shpreh dhimbje dhe zhgënjim për mënyrën se si Dembacaj shpesh i prezanton fëmijët e bashkëshortit në rrjetet sociale si “fëmijët e vet”. Ajo thekson se kjo imazh harmonik nga jashtë nuk përputhet me realitetin brenda familjes.

Mara e quan veprimin e aktores “shtirje për vëmendje mediatike” dhe thotë se, sipas saj, Rudina po ndan fëmijët nga babai i tyre – duke i larguar nga shtëpia e tyre dhe nga prania e tij. “Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje,” shkruan ajo në reagim.

Sipas saj, ka një marrëdhënie të ftohtë me babain, dhe një shenjë e kësaj është fakti që në fund të letrës ajo ka firmosur me emrin e nënës së saj, Mara Hanvera Froku, dhe jo me atë të babait.

Mara thekson gjithashtu se nuk është humane të thuash se fëmijët janë të mitë dhe pastaj t’i ndash nga i vetmi prind që kanë, duke nënvizuar rëndësinë e pranisë dhe përfshirjes reale në jetën e tyre – jo vetëm imazhe të harmonisë në media.

Rudina Dembacaj, aktore dhe prezantuese e njohur në Shqipëri, ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e saj personale dhe profesionale, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me familjen e bashkëshortit.

Published inLajm