Skip to content

Plas keq serish ne Big Brother, cfare do beje produksioni tani?

“Reflektimi” në dhomën e izolimit duket se nuk ka shërbyer për asgjë. Rogerti është rikthyer të bëjë të njëjtin gabim të pafalshëm, duke ofenduar sërish Stenaldon për mungesën e shikimit.

Vetëm pak ditë më parë, ai u bë kryefjalë e kritikave pas deklaratës shokuese “Ty të ka mallkuar Zoti”, duke iu referuar verbërisë së banorit tjetër.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet moti, reshje dhe stuhi të forta, ja qarqet që rrezikojnë sot dhe nesër

Ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të produksionit, i cili vendosi ta penalizonte duke e izoluar të vetëm në një dhomë, me qëllimin që ai të reflektonte mbi peshën e fjalëve të tij.

LEXO EDHE:  Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

Por ditën e djeshme, situata është përsëritur. Gjatë një debati të tensionuar mes dy banorëve, Stenaldo i është drejtuar me fjalët: “Mua të më vish anash ti”.

Përgjigja e Rogertit ka qenë e menjëhershme dhe tallëse, duke goditur sërish në pikën e dobët fizike të Stenaldos: “Të vij përballë, se ti nuk më sheh”.

LEXO EDHE:  BIe nje avion ushtarak, humbin jetën të 19 personat në bord

Kjo deklaratë e përsëritur tregon se masat disiplinore nuk kanë pasur efektin e pritur te Rogerti, duke rikthyer bullizmin verbal si një shqetësim kryesor në dinamikën mes dy banorëve.

Published inLAJMI