Skip to content

U rrëzua dhe përplasi kokën në burg, ish-presidentit i ndodh gjëma

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet ekzaminimeve”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje njëkohësisht mbështetësve që të luten për shëndetin e tij.

LEXO EDHE:  Majko tr*ndit sërish me çfarë zbuloi: Fevziut i pëlqejnë videot s*ksi, ndoshta ai ka…(Video)

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje. Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë,”

Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit.

LEXO EDHE:  Vjen thirrja e forte per shqiptaret, ja nga kush

Published inLAJMI