Skip to content

I FUNDIT – Cfare ndodhi te kryeministria, Policia dhe ambulanca mberrijne me urgjence, thuhet se

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak momente më parë në qendër të Tiranës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Siç shihet nga këto pamje që ka siguruar newsbomb.al nga vendngjarja, në bulevard shihet prezencë e lartë policore dhe një ekip nga urgjenca, të cilët kanë shkuar menjëherë pas raportimit për aksident.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! I ndodh e keqja e madhe aktorit të njohur shqiptar Qumili, sapo erdhi njoftimi

Sipas dëshmitarëve, një mjet taksi është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e mërkurë 18 nëntor 2026

I riu dallohet dhe në pamje, teksa qëndron i shtrirë në bulevard dhe ekipi i mjekëve të urgjencës përpiqet ta marrë me barelë, pasi i ka dhënë ndihmën e parë. Si pasojë e aksidentit, në zonë është krijuar qarkullim i rënduar.

LEXO EDHE:  Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Ngjarja rrugore sapo ka ndodhur dhe pritet që së shpejti, të kemi dhe një njoftim nga shërbimet e Policisë së Tiranës, për shkakun dhe pasojat e aksidentit në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit.

PAMJET/ Policia dhe ambulanca mbërrijnë te Kryeministria, taksia

Published inLAJMI