Skip to content

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga një person, i cili i ka hedhur kos në flokë në shkallët e hyrjes kryesore të Parlamentit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Beta”. Ndërkohë, deputetë të tjerë të SNS-së, mes tyre Aleksandar Vuçiç dhe Millosh Vuçeviç, kishin hyrë më herët në ambientet e Kuvendit.

LEXO EDHE:  E fundit! Pretendonte Elbasanin, Aulona Bylykbashi digjet përfundimisht nga SPAK! Çfarë i është gjetur në telefonin e saj??

Pas incidentit, Vukiçeviç doli në një konferencë për mediat në hollin e Parlamentit, përpara nisjes së seancës konstituive, ku shprehu indinjatën për atë që kishte ndodhur.

Ajo deklaroi se ndihej shumë keq pasi ishte sulmuar nga bashkëkombësit e saj, duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme.

“Gjithë jetën dhe karrierën time ia kam kushtuar Serbisë dhe popullit tonë, për t’i dhuruar gëzim dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Por kemi arritur në një situatë ku sot, përpara Kuvendit Popullor, nuk mund të ndihesh i sigurt. Atëherë, ku mund të ndihesh i sigurt?”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Nga ekrani në qeli / Kush është Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që ra në pranga bashkë me ish-ministrin

Pavarësisht incidentit, ajo tha se nuk do të frikësohej dhe se do të vazhdonte të mbronte bindjet e saj politike.

LEXO EDHE:  E rëndë: Ky është 59-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, ishte kthyer nga Gjermania një javë më parë

“Mund të më hedhin edhe 30 litra kos, mund të bëjnë çfarë të duan, por unë ju pyes: Ku po shkon ky vend? Kush do ta drejtojë këtë vend, kur një deputet i popullit nuk është i sigurt përpara Parlamentit?”, deklaroi Vukiçeviç.

Published inLAJMI