Skip to content

Iken njeriu i besuar i Rames, qe mbajti postin per 6 vite, e pabesueshme se kush e zevendeson! Del emri

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një sërë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve shtetërore, duke prekur edhe një nga strukturat më të rëndësishme në vend, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Genti Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe është emëruar në një funksion tjetër kyç në qeveri, atë të zëvendësministrit të Mjedisit.

Ndërkohë, drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave do t’i kalojë Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Besmir Beja, i cili do të marrë në dorë menaxhimin e institucionit të vijim.

Beja ka mbajtur më herët detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Në këtë post, Këshilli i Ministrave ka emëruar Gentian Kerrin.

LEXO EDHE:  Detajet e fundit nga ngjarja e rende qe ndodhi dje

“Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftimin e bërë nga MIA.

Genti Gazheli ka një karrierë të gjatë në administratën publike, financa dhe diplomaci. Ai e ka nisur rrugëtimin profesional në vitin 1997 në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fillimisht si inspektor dhe më pas si përgjegjës sektori, detyra që i ka mbajtur deri në vitin 2005. Më pas, për dy vite, ka qenë i angazhuar në sektorin privat.

LEXO EDHE:  Vjen lajmi i fundit per vendimin e SPAK per…

Nga viti 2007 deri në vitin 2013, Gazheli ka mbajtur postin e Krye-Financierit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Paralelisht, në vitin 2011 u angazhua në qeverisjen vendore, duke u zgjedhur anëtar dhe kryetar i Grupit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, detyrë që e ushtroi deri në vitin 2015.

Në vitin 2013, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, duke përfaqësuar Shqipërinë në forume dhe organizata ndërkombëtare si OECD në Paris, FATF, Komisionin MoneyVal në Strasburg, si dhe Grupin Egmont me seli në Toronto.

LEXO EDHE:  Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai!

Në vitin 2016, Genti Gazheli u emërua Ambasador i Shqipërisë në Turqi, si dhe ambasador jo-rezident në disa shtete të tjera, përfshirë Iranin, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Pakistanin. Në prill të vitit 2020, ai mori detyrën e Administratorit të Albpetrol sh.a., ndërsa më 1 tetor 2020 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, post të cilin e mbajti deri më sot.

Published inLAJMI