Skip to content

Vjen lajmi i fundit per vendimin e SPAK per…

rokuroria e Posaçme (SPAK), e cila sipas sondazheve renditet ndër institucionet që gëzojnë më shumë besimin e qytetarëve, ka vendosur të mbyllë hapësirën e komenteve në rrjetet sociale.

Një zgjedhje që nuk kalon pa u vënë re, sidomos për një institucion që është vazhdimisht në qendër të vëmendjes publike per shkak se trajton çështje me interes të lartë për qytetarët.

LEXO EDHE:  Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Asnjë pendesë që mora pjesë në protestë

Për më tepër, deri më tani, jemi mësuar ta shohim këtë praktikë kryesisht te personazhe publike apo influencerë, të cilët zgjedhin të kufizojnë komentet sidomos kur përballen me komente të shumta negative në postimet e tyre.

Kujtojmë se SPAK, është një prej institucioneve më të komentuara të drejtësisë, për shkak të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë. Ndërkohë ndaj institucionit nuk kanë munguar as mbështetja, as kritikat dhe akuzat, përfshirë ato për standarde të dyfishta në hetime, të artikuluara kryesisht nga eksponentë politikë.

LEXO EDHE:  Ndreca sfidon vijën e PS-së? Zbulon çfarë i ka thënë Ramës për Veliajn

Tashmë, qytetarët mund t’i ndjekin njoftimet e institucionit, por jo të lënë komentin e tyre as në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Ndodh çudia! SPAK merr vendimin e papritur/ Sapo mbyll …

Postim në faqen e SPAK në rrjete sociale

Published inLAJMI