Skip to content

E tmerrshme, babai ther me thike vajzen dhe kolegun e saj, vajza kishte refuzuar qe babai i saj…

Një 24-vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. E reja u godit disa herë me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj. Autori fillimisht u largua nga vendngjarja, por arratia zgjati pak orë dhe ra në prangat e policisë.

Burimet thanë se 24-vjeçarja ishte nisur për punë, si çdo ditë kur para agjencisë imobiliare ku punonte gjeti të atin që e priste prej disa minutash.

Koleget, jashtë kamerës thanë se ata debatuan ashpër, në rrugë përpara agjencisë. Në debat e sipër, 56-vjecari ka nxjerr thikën duke goditur barbarisht të bijën. Qytetari, Onard Memlika, i cili po kalonte rastësisht në rrugë ndërhyri për ta shpëtuar por mbeti gjithashtu i plagosur.

LEXO EDHE:  Cako hedh te forten per planin per largimin e Kryeministrit

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në asfalt kanë mbetur shenjat e gjakut, si dëshmi e atyre çasteve dramatike.

LEXO EDHE:  Vjen paralajmërimi i madh nga studentët. Ja çfar do të ndodh në 28 nëntor

Familjarë e të njohur te familjes Ndoj po merren në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur të plotë motivet e krimit. Burime pranë grupit hetimor thanë se prindërit e 24-vjeçares ishin te divorcuar prej 6 vitesh, dhe i ati ishte larguar ne Itali, ku mësohet se ka kryer dhe një dënim me 2 vite burgim. Shkak për divorcin asokohe ishte bërë dhuna e vazhdueshme në familje.

Po sipas burimeve, Mikel Ndoj ishte kthyer prej disa ditësh në vendlindje me qëllimin për t’u bashkuar me familjen por ka hasur në kundërshtinë e vajzës, djalit dhe ish-bashkëshortes. Refuzimi, besohet se e çoi atë drejt aktit ekstrem ndaj së bijës, të cilën e la te gjakosur në rruge.

LEXO EDHE:  "Më duhet ndërhyrje

Xhesika, e cila ende vuante pasojat psikologjike të një fëmijërie të shoqëruar nga dhuna, u përball me tmerrin më të madh sot, atë të goditjes me thikë nga i ati.

Published inLAJMI