Skip to content

Rrèzohet avíoni prívat me tetë pèrsona në bord

Një avion privat që mbante tetë persona u rrëzua gjatë ngritjes nga Aeroporti i Bangor në Maine, SHBA, duke u gdhire ne mengjesin e sotem, duke shkaktuar një emergjencë të madhe dhe një zjarr të madh.

Fati i personave në bord mbetet i panjohur. Sipas informacionit të raportuar nga CNN dhe Reuters, një burim qeveritar amerikan tha se një zjarr i madh shpërtheu pas rrëzimit. Informacioni zyrtar mbi gjendjen e pasagjerëve është aktualisht i kufizuar.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ushtaraku i lartë shqiptar! Forcat e Armatosura japin njoftimin

Aeroporti i Bangor njoftoi se ekipet e emergjencës iu përgjigjën incidentit afërsisht në orën 7:45 të mbrëmjes sipas kohës lokale, ndërsa aeroporti mbetet i mbyllur për arsye sigurie.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se avioni ishte një Bombardier Challenger 650, një avion biznesi i regjistruar në emër të një kompanie me përgjegjësi të kufizuar me seli në Hjuston.

LEXO EDHE:  BIe nje avion ushtarak, humbin jetën të 19 personat në bord

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të hetojnë shkakun e rrëzimit.

Rrëzimi ndodhi gjatë një stuhie të fortë dëbore që po prek verilindjen e Shteteve të Bashkuara. Temperaturat në Maine janë nën zero, ndërsa reshjet e lehta të dëborës dhe dukshmëria e ulët mund të kenë kontribuar në rrëzim.

LEXO EDHE:  Studentët sërish në shesh! Protesta e radhës nis në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Autoritetet janë në fazat e hershme të hetimit, duke mbledhur informacione rreth shkaqeve të rrëzimit, ndërsa njoftimet zyrtare mbi gjendjen e pasagjerëve priten në orët në vijim.

Published inLAJMI