Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.
Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother. Siç shihet, ata po tentojnë të rikthejnë marrëdhënien e tyre sikur më parë.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë, të cilët ngelën të befasuar. Situata vjen pak ditë pasi Limi kërkoi një distancim nga Dolce, me të cilën krijoi një raport të afërt me puthje e përqafime.
Mbetet për t’u parë ngjarja e tyre në ditët në vijim, nëse do të ribashkohen. Situata në shtëpinë e Big Brother ka marrë një kthesë të papritur. Dolce ka qenë dëshmitare e një momenti që ka tensionuar menjëherë atmosferën, pasi ka kapur “mat” Alben dhe Limin në një situatë shumë të afërt.
Pas ditësh ftohjeje, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani duket se kanë vendosur t’i japin edhe një shans marrëdhënies së tyre. Ishte Limi ai që i kërkoi Albës një përqafim, ndërsa ajo e pranoi pa hezitim, duke u shfaqur e qeshur dhe e qetë.
Por momenti që bëri bujë ishte ai kur Limi nuk u përmbajt dhe e mori Albën në krahë. Më pas të dy filluan flirtime dhe shikime të nxehta, skenë kjo që u pa nga Dolce, e cila reagoi menjëherë, duke e bërë situatën edhe më të nxehtë.
Pamjet flasin vetë: Alba dhe Limi po tentojnë të rikthejnë romancën e dikurshme, ndërsa prania e Dolce rrezikon të sjellë përplasje të reja dhe debat të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
