Skip to content

E fundit! Sherr i frikshem në burgun ‘Koridhalos’, i dënuari grek i merr jetën shqiptarin Jani Aliaj! Arsyeja e…

ATHINË – Një sherr banal, që nisi për arsye ende të paqarta, ka përfunduar në një tragjedi të përgjakshme brenda mureve të burgut famëkeq të Koridallos në Greqi. Një i burgosur shqiptar ka mbetur i vdekur në vend pas një sulmi barbar me thikë nga një bashkëvuajtës grek, duke ngritur alarmin për sigurinë zero në institucionet e vuajtjes së dënimit në vendin fqinj.

Dinamika e krimit: Thika në zemër pas sherrit në korridor
Jani Aliaj u vra sot në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, duke mbyllur një zinxhir gjakmarrjeje që kishte nisur që në fillim të viteve 2000. Historiku i tij flet për përplasjen e gjatë dhe të dhunshme me Elton Çiçën, konflikt që buron nga një vrasje e ndodhur rreth 25 vite më parë në Greqi.

LEXO EDHE:  Krasnqi erdhi në Kosovë, por e dhimbshme çfarë ndodhi me gruan e tij

Në mesin e vitit 2000, në fshatin Zhabakin, Jani Aliaj goditi për vdekje me thikë 20-vjeçarin E. Ballazhiu, nga Tepelena. Viktima ishte shoku i fëmijërisë dhe bashkëmoshatari i Elton Çiçës, i cili, pasi mësoi identitetin e autorit, u betua për hakmarrje. Në atë kohë, Aliaj ishte arrestuar nga autoritetet greke dhe ndodhej në paraburgim.

LEXO EDHE:  Rama tallet me opozitën: Nuk i pranojnë t’i afrohen protestës, nuk janë as fizikisht, as politikisht

Rreth tre vite më vonë, edhe Elton Çiça arrestohet në Greqi dhe përfundon në të njëjtin burg, në Koridhalo. Aty ndodh përplasja e parë fizike mes tyre, ku Çiça plagos me thikë Alia gjatë ajrimit.

Pas disa vitesh, Aliaj del me leje nga burgu, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim, ndërsa më pas lirohet edhe Çiça. Që nga ky moment, konflikti përshkallëzohet në atentate të njëpasnjëshme.

Çiça tentoi ta vriste Alinë në janar 2016 në Tiranë dhe më pas në Gjirokastër, duke e plagosur lehtë, por pa arritur qëllimin. Për asnjë nga këto ngjarje, Aliaj nuk bashkëpunoi me Policinë, duke refuzuar të bënte kallëzim.

LEXO EDHE:  Pensionet në 2027, Ibrahimaj zbulon sa para shtesë do të marrin çdo muaj të moshuarit

Prej këtij momenti, Alia mbërrin në Tiranë, ku kërkon mbështetjen e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme, të njohur në Tepelenë. Duke qenë se nuk e njihte mirë Tiranën, Alia ndihmohet vazhdimisht nga Milloshi, deri në vrasjen e Elton Çiçës, në maj 2016.

Sot, pas viteve përplasje, atentatesh dhe heshtjeje, Jani Aliaj u vra brenda burgut të Koridhalos me thikë, nga një i dënuar tjetër grek.

Published inLAJMI