Një restorant në Dajç të Bashkisë Shkodër është përfshirë nga flakët këtë të premte. I ndodhur në bregun e lumit Buna në një natyrë shumë të bukur dhe me një ide e cila ka tërhequr turistë nga shumë vende të botës, restoranti përfundoi duke u shkrumbuar.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, teksa ishte e pamundur për të shpëtuar diçka sepse restoranti ishte djegur plotësisht duke qenë se është i ndërtuar me dërrasa.
Zjarrëfikësit dhe policia janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshimet e para te policise jane per shkendije elektrike ose ndonje incident gjate punes, por nuk perjashtohet edhe zjarrvenie te qellimshme.
