Skip to content

I FUNDIT – Aksident i frikshëm në Durrës! Makina ‘fluturon’ nga Ura e Dajlanit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek Ura e Dajlanit, në Durrës. Sipas raportimeve nga vendngjarja për JOQ Albania, një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga ura, duke përfunduar në aksin rrugor poshtë saj.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit.

LEXO EDHE:  Nga 1 janari dyfishojmë pensionet/ Rama zbulon skemën

Ende nuk është e qartë nëse në ngjarje është përfshirë vetëm një automjet apo edhe një mjet tjetër, pasi një dëshmitar ka pohuar se mund të ketë pasur përplasje me një automjet të dytë. Ky detaj mbetet i pakonfirmuar.

LEXO EDHE:  Cako hedh te forten per planin per largimin e Kryeministrit

Po ashtu, dyshohet se në automjet ndodheshin disa persona. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 4 persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht 3 djem dhe 1 vajzë, ku vajza raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.

LEXO EDHE:  Fati i 6 milionë eurove? Hoxha: Historia ka marrë një tjetër kthesë, ja çfarë më tha Lorenco

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për jetë të humbura.

Published inLAJMI