Skip to content

Studentët “shpëtojnë” nga qiratë e larta të Tiranës, Rama tregon planin që gëzon çdo të ri, ja kur fillon

Edi Rama gjatë konferencës ku morën pjesë 40 rektorët e Universiteteve shqiptare, kryeministri ka deklaruar se një nga problemet më të mëdha që hasin studentët, është strehimi.

Rama tha se pas ndërtimit të Kampusit Universitar të Tiranës, qeveria ka hapur proceduar për ndërtimin edhe atij të Durrësit.

“Jemi akoma larg kushteve infrastrukturore për të përmbushur sfidat dhe nevojat. Ju e dini që unë besoj shumë tek godinat, dhe kemi dy kampuse përpara. Kampusin e madh të Tiranës dhe ndërkohë kemi hapur procedurat për atë të Durrëesit”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri në Tiranë, në shënjestër biznesmeni 51-vjeçar, ja çfarë u zbulua..

Kryeministri tha se për këtë projekt, kanë shfaqur interes 40 studio aritekturore ndërkombëtare. Ndërsa më tej shtoi se me futjen në përdorim të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, në kampusin e Durrësit, do të strehohen edhe studentë nga kryeqyteti.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë,”

“Kemi pasur një interes të jashtëzakonshëm nga 40 studio aritekturore ndërkombëtare, për të krijuar rezidenca studentore, duke pasur parasysh trenin që do të jetë nën fuksion së shpejti, dhe studentët që jetojnë në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit.

LEXO EDHE:  Sali, po të bien pantallonat!” / Përplasje e egër në Kuvend, Rama kapet nga mikrofonat duke i thënë Berishës…

Dhe për këtë arsye do të ndërtojmë një kompleks rezidencial studentor shumë të mirë, në mënyrë që të ndihmojmë në një nga problemet më të mëdha që kanë studentët, çmimet e larta që kanë qiratë në Tiranë, por edhe në Durrës”, tha kryeministri.

Published inLAJMI