Skip to content

Moti i keq/ Automjetet “ngecin” në mes të rrugës!

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë dhe duke zbardhur brenda pak minutash rrugët dhe hapësirat e qytetit.

Në zonat e thella malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore në administrim të Bashkisë Dibër.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush është “kandidati tjetër” i sondazhit të Zaloshnjës që mund Ramën dhe Berishën në zgjedhjet për Tiranën

Ndërkohë, trafik është krijuar në një pjesë të aksit Peshkopi–Maqellarë, në zonën e Melanit, ku janë konstatuar edhe disa automjete të parkuara në anë të rrugës.

LEXO EDHE:  I tha qeros dhe pse e kishte nga sëmundja! Ilir Demalia e pëson keq, bën reagimin urgjent për Osman Stafën: Nuk e dija, do doja që

Shkak për vështirësitë në qarkullim dyshohet të jetë mosndërrimi në kohë i gomave nga drejtuesit e mjeteve, ndonëse për zonat malore afati i përcaktuar për vendosjen e gomave dimërore është 15 nëntori.

Video Player

Published inLAJMI