Skip to content

E fundit, ja cfare po paralajmerohet per te enjten ne Tirane

Ndryshe nga herët e tjera kur jemi mësuar që shërbimi i transportit publik në Tiranë të nisë nga ora 05:30 e mëngjesit, ditën e nesërme, më 26 nëntor, në kryeqytet do të ketë në lëvizje urbana vetëm pas orës 08:00 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  Agron Shehaj kallëzohet për mashtrim dhe krim kompjuterik, si ia bëri ‘golin’ 300 mijë euro italianit, dyshime për grup kriminal dhe pastrim parash (DOKUMENTET)

Shërbimi i transportit publik nesër do të ofrohet dy orë me vonesë në shenjë proteste ndaj rritjes së propozuar të normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, përmes Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit 2027.

Nëpërmjet një kërkese drejtuar mediave, Shoqata e Transportit publik bën me dije se kjo rritje do të sjellë shtrenjtimin e biletave dhe një barrë shtesë financiare për qytetarët.

Për rrjedhojë ata kanë pezulluar punën e tyre për çka  Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban thekson se qëllimi i tyre është shmangia e rritjes së çmimit të biletës dhe transferimit të kostove shtesë te qytetarët.

LEXO EDHE:  Rama iu bën gjëmën e madhe protestuesve

Më tej ata kanë kërkuar mirëkuptimin e pasagjerëve dhe u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin në konsideratë kërkesat e tyre.

Published inLAJMI