Skip to content

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, llogari bankare, apartamente dhe aksione kompanish

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, me këtë vendim, mbetet në fuqi sekuestroja e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme dhe e konfirmuar nga Apeli i Posaçëm.

LEXO EDHE:  Aksion në Pogradec, nis prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë lumit të Vërdovës, shemben banesa, ura dhe mure

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Ato përfshijnë llogari bankare me shuma të ndryshme parash, apartamente dhe aksione në disa kompani.

LEXO EDHE:  Elisa Spiropalit

Jamarbër Malltezi po gjykohet në këtë dosje për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrimi i parave”.

Published inLAJMI