Skip to content

Sa do të rriten pensionet nga 1 janari? Vjen lajmi i madh

Pensioni minimal në vendin tonë do të shkojë 400 lekë të vjetra në muaj deri në 2029. Lajmin e dha në një studio televizive , deputetja e PS-së Milva Ekonomi, sipas të cilës rritja do të bëhet në mënyrë graduale dhe do të ndryshojë sipas kategorisë së pensionit.

“Pensioni rural do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra në muaj deri në 2029”, tha Ekonomi

LEXO EDHE:  SHBA hap dosjen e nxehtë, Shqipëria dhe Kosova në qendër të lojës së madhe Gjeostrategjike, çfarë duhet të bëjmë

Ekonomi tha se janë rritur të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore, si rezultat i luftës së informalitetit.

“Fondi që duhet për të shpenzuar nga sigurimet shoqërore nga 60% që ishte ka kaluar në 77% mbulimi dhe kjo është falë luftës së informalitetit dhe mbledhjes më të mirë të sigurimeve dhe shteti vë kontribut për të arritur ato objektiva”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:  E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për për të gjithë ato shqiptarë që kanë bërë këtë veprim

E pyetur sesa do të jetë paga e një penssionisti nga 1 janari Ekonomi u përgjigj:

“Ka pensione të ndryshme. Pension i plotë me kohë të plotë urban do ta ketë bonusin e vetë 36 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Një pension i pjesshëm ka për ta pasur bonusin e vetë mujor 16 mijë lekë të reja në muaj. Një pension rural 2 mijë lekë të reja në muaj, një pension familjar 1400 lekë të reja në muaj. Norma që kemi thënë në vitin 2029”.

Published inLAJMI