Skip to content

Punë shteti me qejf të madh! Del lajm fanstatik për administratën: 9 ditë pushimi të paguara iu presin në 2027 vetëm duke

Sot, ndërsa administrata publike shijon një tjetër ditë pushimi, kalendari i festave zyrtare rikthehet në vëmendje. Dita e Alfabetit, e cila u festua dje, më 22 nëntor, ka sjellë një të hënë të lirë për shkak të transferimit të pushimit nga e diela. Por kjo nuk është dhurata e fundit e vitit 2026.

Madje, kalendari i vitit të ardhshëm premton kombinime edhe më interesante për ata që duan të shfrytëzojnë ditët e lira pa prekur lejen vjetore.

“Scan Intel” ka krahasuar kalendarët zyrtarë të festave për vitet 2026 dhe 2027, duke zbuluar se 2027-a do të ketë nëntë ditë pushimi të transferuara nga fundjava, kundrejt tetë të tillave gjatë vitit 2026. Kjo nuk nënkupton më shumë festa zyrtare, por një shpërndarje tjetër të tyre gjatë vitit.

LEXO EDHE:  Aksioni antidrogë merr një tjetër kthesë, AMP heton oficerët e policisë

Përpara se të mbyllet 2026-a, shqiptarët i pret një tjetër fundjavë katërditore. Festat e Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 dhe 29 nëntor, bien të shtunën dhe të dielën, duke e zhvendosur pushimin më 30 nëntor dhe 1 dhjetor. Kështu, katër ditë radhazi, nga e shtuna deri të martën, do të jenë pushim. Dhjetori sjell gjithashtu Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, dhe Krishtlindjet, më 25 dhjetor, që këtë vit bien të premten.

Por 2027-a nis menjëherë me katër ditë pushimi radhazi. Viti i Ri bie të premten, ndërsa festa e 2 janarit transferohet të hënën, më 4 janar. Kjo krijon një periudhë pushimi nga 1 deri më 4 janar.

LEXO EDHE:  Veliaj nis h*kmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës, shkarkon tre KOKAT e mëdha. Kryeministri do

Marsi do të jetë një nga muajt më bujarë. Dita e Verës, Nevruzi dhe Pashkët Katolike do të krijojnë tri fundjava radhazi me nga tri ditë pushimi, përkatësisht më 13-15, 20-22 dhe 27-29 mars. Ndërkohë, Bajrami i Madh parashikohet më 9 mars, ditë e martë.

Surpriza tjetër vjen në maj. Dita e Punonjësve, më 1 maj, dhe Pashkët Ortodokse, më 2 maj, bien në fundjavë. Për këtë arsye, pushimi transferohet më 3 dhe 4 maj, duke krijuar një tjetër bllok katërditor. Edhe Kurban Bajrami, i parashikuar më 16 maj, do të sjellë pushim të hënën, më 17 maj.

LEXO EDHE:  “Çifti me jetë të lumtur” Policia ngel pa mend nga hajdutët në Ballsh, me makinë nuse e pësojnë keq

Edhe fundi i vitit 2027 rezervon mundësi të ngjashme. Dita e Alfabetit bie të hënën, më 22 nëntor, ndërsa festat e Pavarësisë dhe Çlirimit krijojnë katër ditë pushimi nga 27 deri më 30 nëntor. Në dhjetor, Krishtlindjet bien të shtunën, duke e zhvendosur pushimin të hënën, më 27 dhjetor.

Për sektorin e turizmit dhe shërbimeve, këto fundjava të zgjatura mund të shndërrohen në mundësi për rritjen e lëvizjeve dhe konsumit të brendshëm. Ndërsa për qytetarët, kalendari i vitit 2027 ofron disa mundësi për të organizuar pushime më të gjata, duke përdorur më pak ditë nga leja vjetore.

Published inLAJMI