Skip to content

Flaket perfshijne nje objekt! Fati i 52 banoreve

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në lagjen Favoriten të Vjenës ka shkaktuar evakuimin e 52 personave nga një ndërtesë tetëkatëshe.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, flakët shpërthyen rreth orës 05:30, ndërsa tymi i dendur u përhap me shpejtësi në shkallët e ndërtesës, duke bllokuar rrugën e daljes për banorët.

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Për shkak të situatës, shumë prej tyre mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre dhe nuk mundën të largoheshin vetë nga godina.

LEXO EDHE:  Mijëra euro në muaj vetëm për makeup per fytyrën! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si sk*ndali

Kur ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, një numër i madh banorësh ndodheshin në dritaret e apartamenteve, duke kërkuar ndihmë.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, gjithsej 52 persona u evakuuan nga ndërtesa. Ngjarja u raportua nga mediat austriake, përfshirë Hoyte.

Published inLAJMI