Skip to content

Aksioni antidrogë merr një tjetër kthesë, AMP heton oficerët e policisë

AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë kokainë, në dy banesa në Gramsh.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i një kontrolli në banesën e personave me iniciale T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

LEXO EDHE:  Studentët sërish në protestë! U bashkohen dhe pedagogët: Në 13:00, mblidhemi tek Politekniku

Dyshohet se, ata po vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Tashmë, hetimet janë shtrirë edhe ndaj oficerëve të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre.

LEXO EDHE:  “Kemi bërë faje, kriza të shkaktuara nga duart tona!”- Rama në Asamblenë e PS-së: Menduan se ky ishte fundi ynë!

Sipas AMP, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë nga dy personat.

Published inLAJMI