Skip to content

Edi Rama publikon PAMJET: Dialog me studentët që besojnë te protesta jo te gurët!

Kryeministri Edi Rama zbulon se ka zhvilluar dialog me studentët, të cilët sipas tij besojnë te protesta por jo te gurët, ndaj janë ulur në bisedime për të gjitha shqetësimet që ata kanë dhe çfarë presin nga qeveria.

“Mirëmëngjes, dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  një prej të rinjve që mori pjesë në dialogun e Edi Ramës në Pallatin e Brigadave është Mateo Seferi, djali i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij sekuenca nga dialogu me të rinjtë, por nuk dihet nëse ata janë studentët që u ngritën në protesta apo pjesë e forumeve të Partisë Socialiste.Sakaq, ai falenderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo. “… si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, përmbyll ai.

LEXO EDHE:  “Jepi shpirtë…” – Dy policë incizohen në veturë duke bërë…

Ndërkohë, sot më 21 Nëntor, studentët kanë paralajmëruar protestën e radhës në Tiranë. Tani, ata protestojnë ditën e mërkurë dhe ditën e shtunë, kurse javën e ardhshme janë paralajmëruar protesta kombëtare më 28 dhe 29 Nëntor.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë,

https://www.facebook.com/share/r/1E3wVsNrST/

Published inLAJMI