Skip to content

E rrallë! Premio e “çmendur” nga FSHF, zyrtarizohet shifra që përfituan lojtarët dhe stafi i Kombëtares

E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Komiteti Ekzekutiv ka dhuruar 500 mijë euro premio.

NJOFTIMI I FSHF

“Arritja e vendit të parë në grupin C1 të UEFA Nations League dhe sigurimi i ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm do të shpërblehet edhe financiarisht për Kombëtaren shqiptare.

LEXO EDHE:  “E zjarrtë dhe joshëse!” Grida Duma çmend rrjetin me lëvizjet s*nsuale (Video)

Në vlerësim të suksesit të arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për ekipin kombëtar.

LEXO EDHE:  Saimir Korreshi provokon Luiz Ejllin në emision, tek fotoja e Jozefina Topallit: Këtë e njeh mirë ti, por përgjigja e tij e

Shqipëria e mbylli aventurën në grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, pas një fushate pozitive në të cilën regjistroi pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit vulosi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.

LEXO EDHE:  Kë takoi Vis Martinaj në Vlorë para se …? Artan Hoxha jep emrin

Ky shpërblim vjen si vlerësim për rezultatet e arritura, angazhimin dhe punën e bërë nga futbollistët dhe stafi i Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke kurorëzuar me sukses një objektiv të rëndësishëm sportiv për futbollin shqiptar”.

Published inLAJMI