Skip to content

Saimir Korreshi provokon Luiz Ejllin në emision, tek fotoja e Jozefina Topallit: Këtë e njeh mirë ti, por përgjigja e tij e

Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli.

Loja konsistonte në disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante pranë ballit pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, në mënyrë që ai të gjente personazhin në foto.

LEXO EDHE:  Saimir Korreshi zbulon politikanin e PS-së që vlerëson: Deri para ca kohësh jemi urryer

Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit.

LEXO EDHE:  Askush nuk e priste! Bukuroshja shfaqet në Miss Universe me një fustan prej kapësesh kanaçesh – arsyeja pas tij të prek në zemër!

Korreshi i dha disa indicie, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.

“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.

“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.

LEXO EDHE:  Neda Balluku thyen heshtjen pas denoncimit

“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.

“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.

“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.

“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.

Published inLAJMI