Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një motor është përplasur me koshat e plehrave dhe më pas me bordurën.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në Porto Romano, dhe dyshohet se shkak është mungesa e ndriçimit dhe mungesa sinjalistikave, ndërsa drejtuesi motomjetit është në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, ai është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
