Skip to content

“Rama telefonoi Lori Hoxhën për t’i mbyllur gojën Spiropalit”,

Një pretendim i fortë ka ardhur nga gazetari Arjan Konomi lidhur me emisionin “Top Story”, ku e ftuar ishte deputetja dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Konomi pretendon se gjatë transmetimit të intervistës, hapësira publicitare u zgjat në mënyrë të pazakontë, duke ngritur dyshime për një ndërhyrje në përmbajtjen e emisionit.

Spiropali u shfaq në emisionin e moderuar nga Grida Duma, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e saj nga Partia Socialiste. Pritshmëritë ishin që ajo të fliste gjerësisht për zhvillimet e fundit në PS dhe përplasjet brenda partisë, ndërsa gjatë intervistës vlerësoi vizionin e Ramës, por mbajti qëndrim kritik ndaj Belinda Ballukut.

LEXO EDHE:  “Trondit” Korreshi: Mu dogj lavatriçja me gjithë TV në Lushnje, ja çfarë jam detyruar të bëj

Gjatë emisionit, Spiropali foli edhe për Belinda Ballukun, duke kritikuar modelin e vendimmarrjes përmes telefonatave dhe zgjidhjeve personale. Ajo ngriti pikëpyetje për ndikimin e Ballukut në institucionet shtetërore dhe për emërimet në administratë.

Ndërkohë, gazetari Arjan Konomi publikoi një video në rrjetet sociale, ku pretendoi se ndërprerja publicitare në “Top Story” zgjati rreth 25 minuta, pikërisht në momentin kur Spiropali po fliste për zhvillimet brenda PS-së dhe për Ballukun.

LEXO EDHE:  Rama flet troç për Linda Ramën: U bëra burrë 24 karat, ja çfarë më dha ajo, që gratë tjera nuk ma dhanë dot

Në videon e tij, Konomi hodhi pretendimin se kryeministri Edi Rama kishte telefonuar pronaren e Top Channel, Lori Hoxha, e cila më pas kishte kontaktuar moderatoren Grida Duma për t’i ndërprerë fjalën Spiropalit.

“Edi Rama ka marrë Lori Hoxhën në telefon, e cila ka marrë dhe ka sharë nga robët Grida Dumën. Për çfarë? Për atë që thotë Elisa Spiropali”, deklaroi Konomi.

LEXO EDHE:  Gati bonusi i fundvitit për pensionistët, buxheti 2026 do të ndryshojë sërish

Ai e cilësoi situatën si një moment të pazakontë televiziv, duke ngritur dyshime se ndërprerja e gjatë publicitare mund të kishte lidhje me deklaratat e deputetes.

Deri më tani, pretendimi për telefonatën e Ramës dhe ndërhyrjen e Lori Hoxhës nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Published inLAJMI