Skip to content

Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat d

Fermerët prej më shumë se një muaji kanë nisur të marrin subvencionet e skemës kombëtare, ku për këtë vit fondi për njerëzit e tokës qe 5.2 miliard lekë.

Paratë fermerët edhe këtë vit do t’i marrin në dy këste, deri më tani 70% e fermerëve fitues kanë arritur të marrin 50% e parë të financimit që jep qeveria shqiptare.

“Jemi në nivelin e 48 mijë fermerëve në total, nga të cilët 34 mijë kanë përfituar këstin e parë prej 50% të mbështetjes financiare. Procesi i shpërndarjes së fondeve vijon gradualisht, me qëllim që edhe fermerët e tjerë të përfitojnë mbështetjen që u takon“, tha Fatmir Guri, zv.ministër i Bujqësisë.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Bordi i transparencës bën tjetër ndryshim në çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Ndërkohë fermerët që kanë kërkuar mbështetje për skemën e financimit ende nuk janë disbursuar, kjo sepse sipas zv. ministrit të bujqësisë Fatmir Guri, shqyrtimit i dosjeve  kërkon më tepër kohe se pagesat direkte.

“Meqenëse sistemi nuk mundëson kalimin e drejtpërdrejtë të pagesave, por kërkon fillimisht analizimin dhe verifikimin e dosjeve, është e nevojshme të presim për përfundimin e këtij procesi”.

Sipas Gurit, kjo nuk do të thotë se ministria e bujqësisë dhe agjencia e pagesave  do ta nisin vitin e ri me borxhe.

LEXO EDHE:  Edi Rama nuk është më i pazëvendësueshëm? Erjon Braçe në Top Channel bën deklaratën e fortë: Ka ardhur koha të

“Ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që deri më 31 dhjetor të kemi përmbyllur në masën më të plotë të mundshme procesin e pagesave në llogaritë bankare të fermerëve”.

Numrin më të lartë të aplikimeve këtë vit e ka zëri i blegtorisë, kjo pasi ministria e bujqësisë vendosi kritere të reja edhe për fermerët e vegjël

“Sa i përket skemës blegtorale, fondi i dedikuar arrin në rreth 4 miliardë lekë, çka do të thotë se më shumë se gjysma e mbështetjes financiare shkon për blegtorët”.

 Heqja e naftës falas për bujqësinë, bëri që skema kombëtare 2026 të pritej me debate, edhe pse sipas ministrit të bujqësisë ky ndryshim erdhi pas 27 dëgjesave që ai bëri me njerëzit e tokës në të gjithë Shqipërinë.

LEXO EDHE:  për qendrën hebreje në Tiranë

Por sipas fermerëve ndërprerja e mbështetjes  me naftë falas nxori në treg fruta dhe perimë më të shtrenjta.

Published inLAJMI