Skip to content

Greqia jep bonus 400 euro për pensionistët në fund të nëntorit, 2.2 milionë përfitues!

Qeveria greke do të shpërndajë një bonus prej 400 eurosh për pensionistët dhe kategori të tjera përfituesish deri më 30 nëntor 2026, si pjesë e masave të përhershme për mbështetjen e të ardhurave.

Masa, e miratuar me ligjin nr. 5355/2026, parashikon që ndihma financiare të jepet çdo vit, ndërsa për vitin 2026 shuma është rritur nga 300 në 400 euro.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

Sipas Ministrisë greke të Financave, nga kjo skemë pritet të përfitojnë rreth 2.2 milionë qytetarë, ose 270 mijë më shumë se një vit më parë. Kostoja totale për buxhetin grek përllogaritet në 879 milionë euro.

Ndryshimi më i rëndësishëm është heqja e kufizimeve mbi të ardhurat dhe pasurinë. Kjo do të thotë se pensionistët që plotësojnë kushtet e moshës dhe pensionit do ta marrin bonusin pavarësisht shumës së pensionit, kursimeve apo pronave që zotërojnë.

LEXO EDHE:  Ligji i ri do të shkaktojë “tërmet” në tregun e sigurimeve, të paktën 3 kompani rrezikojnë të dalin nga loja!

Megjithatë, jo të gjithë pensionistët që aktualisht janë 65 vjeç do të përfitojnë nga pagesa e nëntorit.

Sipas legjislacionit grek, për të marrë bonusin këtë vit, pensionistët e pleqërisë duhet të kenë mbushur 65 vjeç deri më 31 dhjetor 2025 dhe të kenë marrë pensionin kryesor gjatë muajit shtator 2026.

LEXO EDHE:  “Kur vajza të fërkohet vetë, unë mashkull jam”, u njohën në TikTok, pinë kafe dhe kreu marrëdhënie me të miturën, i hidhen prangat 37-vjeçarit dhe 46-vjeçares që i njohu bashkë (NGJARJA E PLOTË)

Për rrjedhojë, personat që kanë mbushur 65 vjeç gjatë vitit 2026 nuk përfitojnë nga kjo pagesë mbi bazën e kriterit të përgjithshëm të moshës, përveç rasteve kur përfshihen në kategori të tjera të posaçme. /skyweb.al

Published inLAJMI