Skip to content

Vrasje e dyfishtë: Burri vret gruan dhe vëllain e saj

Një ngjarje e rëndë familjare në Itali ka përfunduar me dy viktima, pasi një 39-vjeçar qëlloi me armë zjarri bashkëshorten dhe vëllain e tij, përpara se të dorëzohej në polici.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2026, në zonën e Cagliarit, ndërsa gruaja, e cila fillimisht mbijetoi, ndërroi jetë disa javë më vonë në spital.

Sipas mediave italiane, i dyshuari është Alessandro Pintus, 39 vjeç, i cili fillimisht qëlloi në kokë bashkëshorten e tij, Michela Rubiu, 47 vjeçe, në një lokal në Solanas.

LEXO EDHE:  Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË

Gruaja u transportua në gjendje kritike në Spitalin Brotzu të Cagliarit, ku qëndroi në kujdes intensiv.

Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 39-vjeçari dyshohet se u largua me automjet drejt Quartu Sant’Elena, ku qëlloi për vdekje vëllain e tij, Andrea Pintus, 42 vjeç.

Sipas raportimeve, njoftimi i parë për të shtënat u bë rreth orës 05:45, ndërsa rreth orës 06:10 autoritetet morën një tjetër njoftim për të shtëna në zonën Margine Rosso.

LEXO EDHE:  “E kishe emrin Mal, po ja që dhe malet u rrëzuakan!”, miqtë e policit të Vlorës përlotin me DEDIKIMET, Ermal Lulaj vdiq pas përplasjes me skrepin

Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 06:15, i dyshuari u paraqit vullnetarisht në kazermën e Karabinierëve, ku deklaroi se kishte qëlluar bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Utas.

Ndërkohë, pas 25 ditësh në gjendje kritike, Michela Rubiu ndërroi jetë më 17 gusht, pa arritur të rikthente vetëdijen.

LEXO EDHE:  Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e Ramës (Video)

Vdekja e saj e çoi në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje.

Sipas raportimeve të mediave italiane, hetuesit dyshonin se në sfondin e ngjarjes qëndronin mosmarrëveshjet familjare, ndërsa motivi i saktë nuk ishte përcaktuar.

Autoritetet italiane ndërmorën veprime hetimore në të dy vendet ku ndodhën sulmet, për të rindërtuar rrethanat e ngjarjes.

Published inLAJMI