Skip to content

Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë

1vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë është një nga risitë më të bujshme të propozuara në Projekt-Kodin e ri Penal të fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut, ku fyerja, dhuna psikologjike dhe abuzimi në ambientet e punës nuk do të trajtohen më thjesht si shkelje administrative, por si vepra penale të dënueshme me gjobë ose heqje lirie.

LEXO EDHE:  Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai!

Një nismë e tillë sjell në vëmendje një realitet të dhimbshëm me të cilin përballen çdo ditë mijëra punonjës. Presioni psikologjik, kërcënimet dhe poshtërimet nga eprorët, të cilat shpesh kalojnë në heshtje nga frika e humbjes së vendit të punës. Mbrojtja e dinjitetit njerëzor, sidomos në oraret e gjata të impenjimit profesional, nuk duhet të përfundojë kurrë te dera e kompanisë apo e institucionit.

LEXO EDHE:  34-vjeçarja rrëfen momentet e tm*rrit me dajën e Zegjinesë: Ja si u tentua të fshihej ngjarja

Ndërkohë që Maqedonia e Veriut hedh këtë hap të guximshëm për të mbrojtur realisht punëmarrësit e saj, shtrohet natyrshëm pyetja se sa të përditësuara janë ligjet tona në raport me zhvillimet dhe standardet e rajonit.

Dinjiteti në punë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një luks apo një privilegj i kushtëzuar, por një e drejtë themelore e garantuar me forcën e ligjit.

LEXO EDHE:  Studentët sërish në shesh! Protesta e radhës nis në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

A ka ardhur koha që edhe Shqipëria ta trajtojë ngacmimin dhe abuzimin psikologjik në vendin e punës jo thjesht si një mosmarrëveshje mes punonjësit dhe punëdhënësit, por si një vepër penale të mirëfilltë?

Published inLAJMI