Skip to content

Klosi: Ja çfarë diskutuam në Asamble, problemi që mori më shumë vëmendje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, zbuloi se çfarë u diskutua në Asamblenë Kombëtare të PS-së ditën e shtunë.

Klosi tha se vëmendje morën zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, duke hapur në këtë mënyrë siparin e fillimit të garës lokale.

LEXO EDHE:  Do kryenin sulm terrorist në Greqi me urdhër nga Irani, 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë, do vrisnin biznesmenin e kompanisë së prodhimit të armëve në Izrael

Pjesë nga diskutimi:

Rakipi: Rama në Asamble foli gjatë, po ju çfarë bëtë aty, ndatë ndonjë mendim?

LEXO EDHE:  Me sa blihet Euro dhe Dollari sot

Klosi: Një mbledhje e gjatë e Asamblesë Kombëtare, u bë një diskutim i gjatë për shumë problematika, gara elektorale, përgatitja. Propozova një platformë të re për mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë. Diskutuam një grup anëtarësh për problematika të ndryshme. Një nga problematikat që mori më shumë vëmendje ishte problematika e kryetarit të bashkisë, për një nevojë që kemi për t’u përgatitur për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Filluam pra garën elektorale.

Published inLAJMI