Është tensionuar akoma më shumë situata në bulaverdin “Dëhsmorët e Kombit” ku protesuesit kanë dalë duke protestuar për ditën e 171, pasi qytetarët janë parë duke qëlluar me bojë në drejtim të Policisë. Për shkak të situatës së tensionuar, efektivët kanë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe aktivistin Dritan Goxhaj.
Po ashtu bëhet me dije se për shkak të tensioneve është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i rrugës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta në ditën e 171-të me përplasje! Protestuesit bllokojnë bulevardin, shoqërohen disa persona
Të irrituar nga kërkesa e Policisë, protestuesit këmngëbulës për të mos liruar rrugën, janë bërë bashkë dhe njëzëri kanë kënduar himnin kombëtar.
Për shkak të rezistencës së këtyre të fundit, efektivët janë parë duke ndërhyrë dhe vijuar me shoqërime të tjera. Ndërkaq, raportohet se një protestuese është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në bulevard.
Numri i të shoqëruarve nga protesta e sotme nuk është bërë akoma i ditur, pasi shoqërimet nga ora në orë shtohen. Ndërkaq bëhet me dije se shoqërimet e ditës së sotme kanë nisur që në orën 18:00 të ditës së sotme, ku thuhet se disa protestues kryesisht vajza janë shoqëruar që në fillim të kësaj proteste.
