Skip to content

Ibrahimaj shpjegon ndryshimet në ligjin për strehimin social

Qeveria ka propozuar disa ndryshime në ligjin për strehimin social, me synim për që të ndihmojë çiftet e reja, të rinjtë dhe familjet me të ardhura të mesme të përballojnë çmimet e banesave dhe qiratë.

Sipas projektligjit të prezantuar në Komisionin Parlamentar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, parashikohet dhënia e kredive me interes zero për banesa me vlerë deri në 60 mijë euro si dhe kredi me interes 3% për shuma deri në 200 mijë euro.

LEXO EDHE:  Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, furnizonte sportistët me substanca

Për të dyja rastet propozohet që përfituesi të mos ketë nevojë për parapagim, përmes mekanizmit të garancisë.

LEXO EDHE:  “Ti je e keqpërdorur!” Klodiana Lala “i ngre nervat” Berishës, ish-kryeministri shkoi në SPAK pa dokumente: Unë kam hall t’ua marr fytyrë njerëzve… (PËRPLASJA)

Një tjetër propozim është ai i mbulimit të 50% të qirasë për një periudhë të kufizuar, nga shteti, bazuar në çmimin mesatar të miratuar nga bashkitë. Nisma “nga qiraja në blerje”, parashikon zbritjen nga çmimi të një pjese të qirasë së paguar nëse familja vendos të blejë banesën.

LEXO EDHE:  Shtyhet samiti i NATO-s në Tiranë/ Rama: Nuk mbahet në vitin 2027, por

Qeveria ka propozuar edhe ndërtimin e lagjeve të reja në toka shtetërore, ku 30% e apartamenteve do të shërbejnë për strehim social, 40% për strehim të përballueshëm dhe 30% për tregun e lirë.

Published inLAJMI