Skip to content

E kishin v*rrosur të gjallë në një kafaz qeni: Si u gjend foshnja 11-muajshe pas 24 orësh nën tokë

Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e varrosur e gjallë brenda një kafazi qeni në një zonë pyjore, më shumë se 24 orë pas zhdukjes së saj së bashku me të atin.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e zbuluan vogëlushin Koa Sharp në një gropë të cekët, të mbështjellë me peshqir dhe të mbuluar me dhe.

Sipas sherifit të qarkut Lexington, Jay Coon, foshnja kishte qëndruar nën tokë për rreth një ditë të tërë përpara se të gjendej nga hetuesit. Zyrtarët besojnë se struktura e kafazit i ka siguruar vogëlushit hapësirën e nevojshme për ajër gjatë gjithë kësaj kohe. Lidhur me këtë, sherifi u shpreh: “Falë Zotit, kafazi ndoshta i siguroi atij ajër të mjaftueshëm për të mbijetuar 24 orët e fundit nën tokë”.

LEXO EDHE:  Reagon familja per ‘zhdukjen’ e Elton Tozajt

Operacioni i kërkimit nisi pasi fëmija u zhduk bashkë me babanë e tij 25-vjeçar, Michael Comer. Nëna e 25-vjeçarit po kujdesej fillimisht për foshnjën, por më tej ia kishte lënë përkohësisht të atit deri në mbërritjen e dados. Kur kjo e fundit mbërriti në banesë, nuk gjeti as fëmijën dhe as babanë. Pasi u raportua zhdukja, më shumë se 100 efektivë nga agjenci të ndryshme morën pjesë në kërkime, ndërsa alarmi Amber nuk u aktivizua për shkak të mungesës së të dhënave për automjetin.

Hetuesit kontrolluan banesën e Comerit ku gjetën sendet personale të foshnjës dhe dyert e lëna hapura. Më vonë gjatë natës, babai u lokalizua në një kasolle dhe u arrestua me akuzat për vjedhje me thyerje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Kërkimet vazhduan në zonën pyjore pranë shtëpisë, ku efektivët vunë re dhe të trazuar dhe hala pishe.

LEXO EDHE:  “Black OUT” total! Më 17 nëntor bota pa drita, pa ujë, pa banka dhe pa internet?! Flasin ekspertët

Gjatë gërmimit në atë sipërfaqe, hetuesit dëgjuan të qarat e vogëlushit nga nëntoka dhe ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga kafazi. Lidhur me këtë moment, sherifi deklaroi: “Ai po bërtiste me gjithë shpirt, gjë që është një shenjë e mirë kur bëhet fjalë për foshnjat”. Gjendja shëndetësore e foshnjës 11-muajshe mbetet kritike dhe ai ndodhet në spital duke marrë kujdesin mjekësor.

Published inLAJMI