Skip to content

Aksident i rende zinxhir

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje masive që përfshiu 18 automjete dhe pesë kamionë në emiratit e Fujairah.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 12 nëntor, në rrugën Sheikh Khalifa bin Zayed, pranë hyrjes së emiratit.

LEXO EDHE:  L ufta për Durrësin / Arkend Balla ‘komplot’ Emiriana Sakos

 

Sipas Policisë së Fujairah, drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin e automjetit pak para mesnatës, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet. Kamioni u përmbys dhe goditi disa makina që ishin ndalur për shkak të trafikut të rënduar.

Përplasja shkaktoi një zjarr të fuqishëm, i cili u përhap me shpejtësi edhe në disa prej automjeteve të tjera të përfshira në aksident.

LEXO EDHE:  BE:“Shqipëria, përballë një ndryshimi historik”Pazaret e klasës së vjetër politike dhe..

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, ambulancat dhe forcat e policisë, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe transportimin e të plagosurve në spitalet e zonës.

Autoritetet bëjnë me dije se 15 prej të plagosurve janë larguar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë

Mes viktimave ka edhe shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa për identifikimin e disa prej personave të tjerë që humbën jetën po përdoren testet e ADN-së.

Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ekipet e specializuara po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Published inLAJMI