Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një pjesë të një përgjimi që, sipas tij, është pjesë e dosjes “Çela”, e cila ndodhet në Gjykatën e Posaçme.
Në komunikimin e publikuar ngrihen pretendime për kontakte me Taulant Ballën dhe përcjelljen e mesazheve te kryeministri Edi Rama, lidhur me kërkesa për ndërhyrje në çështje që lidhen me drejtësinë.
Në qendër të përgjimit është një komunikim ku flitet për arrestimin e personave të caktuar, ndërsa në këmbim pretendohet se ofrohet garancia për nëntë deputetë të Partisë Socialiste.
“Arrestoni ata që ju themi ne dhe ne ju garantojmë 9 deputetë të PS-së. Nuk do të keni as ngjarje, asgjë. Ne do të jemi më të fortë, e kemi vendin në kontroll. Jemi kamikazë për ju”, është një nga pjesët më të forta të komunikimit të publikuar nga Çollaku.
Në publikimin e tij, Çollaku shkruan se zgjedhjet, biznesi dhe vettingu kanë qenë ndër prioritetet e bandave dhe trafikantëve, sipas komunikimeve të zbardhura nga Sky ECC.
Më poshtë, komunikimi i plotë i publikuar nga gazetari Basir Çollaku:
PËRGJIMI
“..Mos u fut te dera kryesore
Hajde këtu të të shoh te kamera, të hap derën
Me ça po vjen..
E hajde na ktu te dera e lokalit të ri
Hyn hyn
Hec ktu po të them unë
E ke parasysh sa kalon derën kryesore që ikën në kusarth dera e parë majtas
Ok, hajde te qentë
Kishim gjyqin sot
Dhe nesër jeni dy gjyqe të majmos dhe te krimet e randa
Sot u shty
He ded
Çoj haber fates të shkruj sonte
Po na narkon fort me gjana që sjanë aq madhore për tu diskutu aq shumë
Po ded po i shkruaj sonte unë..
Çoja telefon sonte tshkruj
Tani më dëgjo pak
Zdesha ta them se ti fillon me paranoja
Folëm me taulant
I tham që ne sdym as tendera as dretori
Asigja për gjygje, për polici etj
Po më ndjek
Ti shkruj me të shkurtra sms
Ne kërkojm të merrni me çështjen e pentitit
Arrestoni artin dhe lencin, pse nuk arrestohen, ka fol burri huj me detaje
Apo vetëm për kto duhen prova amrrikane
Po më ndjek
I kërkuam arrestoi ne ju garantojmë 9 deputet ps
Sdo keni as ngjarje asgjë
Ne do jeni ma të fortë e kemi venin në kontroll
Jemi kamikazë për ju
Tha mi shkruj me i cop letër me detaje për tja çu Ramës
Ja çum ne tha po do e baj
Po ju tha do mani llafen, po i tha bujar do e…”
Në fund të publikimit, Basir Çollaku thekson se në dosjet e Strukturës së Posaçme, të ardhura edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ka komunikime të tjera që, sipas tij, përmendin emra të politikës dhe të drejtësisë.
