Skip to content

Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja!

Ora të shtrenjta, “paleta” me para dhe makina luksoze dhe apartamente miliona euro. Ky është sfondi i botës së krimit që ka gjetur strehë në Dubai.

News 24 ka publikuar pamje nga brenda parajsës së krimit në Dubai, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare.

Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

LEXO EDHE:  1 ditë për të numëruar 12 milionë euro! Fevziu nxjerr pamjet: Kush është BOSSI në mes të Shqipërisë, që SPAK-u ia mori

Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Fjalimi i Erald Kaprit që shkundi Kuvendin! Ua plas në surrat të vërteta e hidhura

Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje.

LEXO EDHE:  LAJMI I BUKUR për pensionistët: Sa para do të marrin çdo muaj…

Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

Published inLAJMI