Skip to content

Studentët në protestë, reagon për herë të parë ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt

Në një kohë kur studentët kanë dalë në protestë duke kërkuar ndryshime politike, ambasadori i SHBA në vendin tonë, Eric Wendt ka përcjellë një mesazh, duke thënë se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë.

Diplomati amerikan ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it, në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon dy emrat që PS pritet të nxjerrë për Tiranën e Shkodrën, dy ministra sakrifikojnë postin

Gjatë vizitës, ambasadori Wendt u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë shqiptarë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Hetoni Ramën!

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.

LEXO EDHE:  Kam 44 deputetë o Kryeministër, të bëj siç ishe para 2025! Përplasje në Kryeministri

Published inLAJMI