Skip to content

Edi Rama pritet me protesta në Dublin, gabimisht qëllojnë ish-ministren Etilda Gjonaj

Kryeministri Edi Rama dhe stafi që e shoqëron është pritur me protesta në Dublin, teksa merr pjesë në një takim zyrtar atje. Dhjetëra shqiptarë, banorë të Irlandës, janë mbledhur përpara godinës dhe sapo Rama ka dalë, kanë nisur të brohorasin.

LEXO EDHE:  24 orë për të numëruar 12 milionë euro! Fevziu publikon foton: Janë në një shtëpi në mes të Shqipërisë

Ata i kërkojnë të dorëhiqet dhe e quajnë kriminel, ndërsa shërbimet e sigurisë dhe ato të Policisë irlandeze nuk ndërhyjnë derisa disa persona nga turma tentojnë ta qëllojnë me çfarë kanë në dorë.

“Rama jep dorëheqjen! Ik o kriminel”, janë disa nga frazat që thërrasin shqiptarët në Dublin, ndërsa një prej protestuesve hedh edhe një send të bardhë drejt kryeministrit

LEXO EDHE:  Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja!

Edi Rama e ndjek me sy dhe shmanget, por sendi në dukje stilolaps, bie mbi ish-ministren Etilda Gjonaj. Ajo qëndron pas kryeministrit derisa të dy zbresin shkallët dhe më pas drejtohet për në makinën e vet.

LEXO EDHE:  Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën në dalje të SPAK

“Atë që meriton Padrino! E turpërojnë në mes të Dublinit”, shkruan lideri demokrat Sali Berisha, duke i dhënë zë ngjarjes në kryeqytetin e Irlandës.

Published inLAJMI