Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:40, Policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.
Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
