Skip to content

Përplsi për vdkje dy fëmijë dhe plgosi një tjetër, lehtësohet akuza ndaj Nikollë Radaçit!

Ka nisur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës procesi gjyqësor ndaj Nikollë Radaçit, 57-vjeçarit që më 3 maj të këtij viti shkaktoi aksidentin tragjik në lagjen nr.15, ku humbën jetën dy fëmijë dhe mbeti i plagosur një tjetër.

Seanca e parë gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati vetëm pak minuta. Avokati i të pandehurit kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa vendimi pritet të merret në seancën e ardhshme.

LEXO EDHE:  Gruaja me pranga në duar del nga dritarja e makinës së policisë! Ia mbath me vrap

Radaçi akuzohet tashmë vetëm për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”, pasi dy nga akuzat që rëndonin fillimisht ndaj tij, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe largimi nga vendi i aksidentit, janë shuar në bazë të amnistisë së miratuar pak kohë më parë.

Gjatë hetimeve, ndaj Radaçit rëndonin tri akuza, por pas ndryshimeve nga amnistia, prokuroria e ka dërguar atë për gjykim vetëm për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

LEXO EDHE:  Përseri tragjedi e rëndë në vendin tone, ka të vdekur

Avokati i tij, Aleksandër Ndrejaj, u shpreh se testi i kryer pas aksidentit kishte evidentuar një sasi të vogël alkooli.

“Nga testi që atij iu bë pas aksidentit, rezultoi se ai kishte konsumuar një sasi të pakët alkooli”, deklaroi avokati.

LEXO EDHE:  “Dilje bridhje me pr*stitutat”, Artani acarohet me Vilmën: Jam gati për të vd*kur! Mos bëj viktimën

Ndërkohë, babai i fëmijës që mbeti i plagosur e ka cilësuar padrejtësi lehtësimin e akuzave ndaj shoferit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 maj, në zonën e Kënetës në Durrës. Sipas hetimeve, 57-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga dhe përplasi në trotuar tre fëmijët që ndodheshin aty.

Si pasojë, humbën jetën 12-vjeçari Enea Muçaj dhe 9-vjeçari Klesi Nikolli, ndërsa shoku i tyre mbeti i plagosur.

Published inLAJMI