Skip to content

Shpërthen çanta me eksploziv gjatë ndërhyrjes së policisë, humb jetën një efektiv dhe plagoset rëndë një tjetër (Video)

Një punonjës i Policisë Kombëtare spanjolle ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksploziv në qytetin e Oviedos, në pjesën veriore të Spanjës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, pasi forcat e rendit u njoftuan për një konflikt të dhunshëm mes dy familjeve. Gjatë përplasjes, një burrë kishte qëlluar me armë zjarri një grua të re, e cila, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Gruaja me pranga në duar del nga dritarja e makinës së policisë! Ia mbath me vrap

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët konstatuan një çantë shpine të dyshimtë pranë hyrjes së një pallati. Brenda saj ishte vendosur një pajisje eksplozive, e cila shpërtheu gjatë ndërhyrjes së policisë.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Sipas sindikatës policore JUPOL, shpërthimi ndodhi teksa efektivët po përpiqeshin ta largonin çantën nga ndërtesa për të shmangur rrezikun ndaj banorëve.

LEXO EDHE:  “Doktori” i Fiks-Fare rrëfen zhgënjimin: S’më erdhi as kur v diq babai(VIDEO)

Shpërthimi rezultoi fatal për njërin prej policëve, ndërsa kolegu i tij pësoi plagë të rënda.

Published inLAJMI