Skip to content

Çfarë ndodhi?/ Largohet nga drejtimi i KESH, e besuara e Belinda Ballukut

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Viola Haxhiademi është një ish-vartëse dhe njeri i besuar Belinda Ballukut. Ajo ka punuar prej kohësh në ministrinë e infrastrukturës ndërsa më herët Belinda Balluku i kishte lënë për detyrë të paguante faturat e energjisë elektrike në vilën e saj në Dhërmi.

LEXO EDHE:  Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në

Burime nga KESH, pohojnë se në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.

LEXO EDHE:  Misteri në vilën luksoze të ish-presidentit, zbulohet kasaforta sekrete që policia nuk arrin ta hapë

Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit. Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

LEXO EDHE:  Shtohen rastet e paraqitjes në spital në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm në lagjet “28 dhe 29 nëntori”

Lëvizja në drejtimin e KESH-it vjen në një moment kur Haxhiademi është përmendur në kuadër të hetimeve të SPAK.

Published inLAJMI