Aktivisti shqiptar, Erald Noj, ka reaguar me një thirrje të fortë në rrjetin e tij social, Facebook, teksa me anë të një video tregon se nuk ka asnjë pjesëmarrës në protestën studentore.
Në videon e tij, Noj i drejton një pyetje partive të vogla, ndërsa sa herë ka protestë masive janë aty, por në ditë normale nuk marrin pjesë.
Gjithashtu, Noj thotë se aktivistët shfaqen në protestë vetëm për të krijuar incidente, ku hedh dyshime se i paguan kryeministri i vendit, Edi Rama për të larguar opozitën.
Reagimi i tij në Facebook:
Skemi asnjë person ne protestë. Një pyetje kam për këtu patitë e vogla, ku janë këto simpatizanët e partive të vogla, që sa herë ka protestë masive shfaqen, sa herë ka kamera shfaqen dhe kur vjen puna gjatë ditëve normale nuk vjen asnjë. Ja ku jam vetëm. Po këta aktivistët e zjarrtë, që janë gati për incidente, sa herë ju bashkohet opozita në protestë, ku janë, meqë ju dhemb shumë protesta. Pse nuk vinë në protestë këto aktivistë që janë gati për incidente, apo i paguan mirë Rame qe më largu opozitën. Tashi ta bëftë zoti hallall se një të mirë na i ke bërë, “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Ti në burg je Rame, se je 13 vjet në pushtet, pra vetëm ti përfiton nga kjo. Po si i bie tashi, Rama n’burg Berisha n’burg, Qori në pushtet, se nqf Rama në burg, Berisha në burg, Qori ka ngel. Parti të re ske lejuar të bëhet, pra i bie që je me Qorin, se i majtë është si puna jote Hapni sytë vëllezër e motra se ka pisllik të madh në protestë, ju kam thënë që në fillim.
