Skip to content

Irani përmend sërish Shqipërinë si objektiv të mundshëm të sulmeve ndaj bazave amerikane në Europë, ja çfarë thotë për vendin tonë

Shqipëria është përmendur sërish në deklaratat kërcënuese iraniane lidhur me mundësinë e goditjes së bazave ushtarake amerikane në Evropë, në rast të një sulmi kundër Iranit.

Mohammad Javad Larijani, drejtues i Institutit për Shkencat Themelore në Iran, deklaroi se bazat amerikane në Gjermani, Shqipëri dhe Britani mund të konsiderohen objektiva legjitime nëse përdoren për operacione ushtarake kundër vendit të tij.

LEXO EDHE:  Vila 800 mijë euroshe në Palasë, nga Igli Tare te Lorela Reçi, si u ndoqën punimet dhe kush komunikonte me ndërtuesit! Zbardhen e-mail-et

“Nëse Irani sulmohet nga bazat amerikane në Gjermani, Shqipëri apo Britani, këto baza do të jenë objektivat tona legjitime”, tha Larijani, sipas Iran International.

Deklarata vjen pas paralajmërimeve të publikuara në mediat konservatore iraniane, të cilat kanë përmendur disa vende evropiane si objektiva të mundshëm në rast të një përshkallëzimi të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Në një raportim të mëparshëm të Iran International, bëhej e ditur se gazeta iraniane Kayhan kishte përmendur infrastrukturën ushtarake amerikane dhe të NATO-s në Shqipëri, Greqi, Itali, Rumani, Qipro dhe Britani.

LEXO EDHE:  Ja sa qytetarë janë gjobitur deri tani!

Larijani shkoi më tej, duke folur edhe për mundësinë e përdorimit taktik të teknologjisë bërthamore kundër objektivave ushtarake.

“Përdorimi ushtarak i teknologjisë bërthamore nuk nënkupton domosdoshmërish ndërtimin e një bombe për t’u hedhur mbi njerëzit dhe për të vrarë popullsinë civile. Edhe në fushën e armëve mund të flasim për përdorime taktike dhe goditjen e qendrave e bazave ushtarake”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:  Rama tregon NDRYSHIMIN e madh që po ndodh në Shqipëri.

Sipas tij, goditja e një baze nga e cila kryhen operacione kundër Iranit duhet të dallohet nga sulmet ndaj civilëve apo infrastrukturës jetike.

Published inLAJMI