Skip to content

flet dhe befason avokati i njohur

Avokati i njohur Kujtim Cakrani ka folur sot në emisionin “Breaking” në lidhje me skandalin e eskortave që përflitet se ndodh në burgjet e vendit.

Sipas avokatit, takimet speciale me natyrë seksuale nuk do të thotë se kanë të bëjnë të gjitha me raste prostitucioni. Sipas tij, ka raste kur një i dënuar takohet me bashkëshorten dhe kjo është normale të ndodhë.

“Ka ndodhur që para disa kohësh, një personazh i rëndësishëm i botës së krimit është takuar me të dashurën, që mendohet se nesër mund të krijojë familje, në paraburgimin e Korçës. Të gjithë folën që ka shkuar x modele nga Kosova e kështu me radhë, jo nuk është kjo e vërteta.

LEXO EDHE:  Dha gjithçka ti shpëtojë “Kokën”! Bardhi: Takimi i Ramës me kreun e SPAK në vilat lukzose: I blerë, i dha atë që se refuzonte dot

Unë kam kontaktuar edhe me personazhin dhe me njerëz të tjerë dhe më kanë thënë që është një takim normal i një njeriu që do martohet dhe do krijojë familje pavarësisht se është në burg.

LEXO EDHE:  Disa vite pasi iu m*ri jetën 8 kushërinjve pa pikë m*shire! Ja cpo ndodh me te

Këtë nuk e ndalon dot askush, është e drejtë e tij. Duhet ta ndajmë kur bëhet fjalë për këto takime dhe kur bëhet fjalë për prostitucion. Duhet marrë situata rast pas rasti. E dini që ka vajza që thjesht i shohin këta persona në gjyqe, ose në lajme të ndryshme dhe dashurohen me ta?

I kemi parë dhe në filma. Kemi raste kur të dënuarit janë martuar edhe me efektivet e burgut. Kemi raste kur kanë kryer marrëdhënie seksuale edhe me psikologet e burgut, me edukatoret… Tani kjo është krejt normale sepse ndjenja janë dreqi ta hajë. Ngjarjet duhen parë rast pas rasti.

LEXO EDHE:  Dyshime për h*lmim në një kopsht në Vlorë! Shtatë f*mijë paraqiten në pediatri

Nuk mund ta marrim që të gjitha ato vajza që hyjnë nëpër burgje për takime speciale janë prostituta. Nuk i dalim dot në fund kësaj historie.”– tha ai.

Published inLAJMI