Skip to content

Gjoba e parë 5 milionë lekë u aplikua në protestën e djeshme

Dje për herë të parë policia aplikoi gjobën prej 5 milionë lekësh për individët që goditën me gurë dhe kryen veprime të dhunshme ndaj policisë dhe institucioneve.

Fatkeqësisht gjoba e parë prej 5 milionë lekësh u vendos ndaj një të mituri, që ishte vetëm në protestë, pa praninë e prindërve.

LEXO EDHE:  LAJMI I FUNDIT, Pas protestave, Edi Rames i ndodh e keqja e madhe e papritur

I mituri u vu përballë kamerave, provave e fakteve të policisë dhe u shoqërua nga policia në komisariat. Aty u kërkuan gjeneralitetet e prindërve dhe në prani edhe të punonjësve social u kërkua që ata të vinin në komisariat për të marrë fëmijën e tyre.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë tek Stacioni i Autobuseve, humb jetën një person

Në komisariat u paraqit vetëm e motra. Prindërit nuk erdhën. Motrësi u dorëzua vëllai, duke e vënë po ashtu përballë provave dhe fakteve se çfarë kishte kryer ai në protestë. Bashkë me djalin e vogël, u dorëzua edhe gjoba.

Plot pesë milionë lekë që do të paguhen tanimë nga familja për llogari të veprimeve të djalit të vogël në dëm të policisë dhe institucioneve. Kjo ishte gjoba e parë pesë milionë lekë, pasi këto masa anti-huliganizëm u shpallën nga qeveria 10 ditë më parë.

Published inLAJMI