Skip to content

LAJMI I FUNDIT, Pas protestave, Edi Rames i ndodh e keqja e madhe e papritur

Ne fluksin e protestave qe kerkojne doreheqjen e Rames, SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish. Burimet bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri më tani nuk ka emra personash të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim.

LEXO EDHE:  Kishte ng*cmuar 7 nxënëse, zbardhet deklarata e tyre: Na tha drejtoni

Kallëzimi i gushtit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Ai mbështetet në materialet e njohura si “The Albanian Files”, që përmbajnë hartëzimin e resorteve në zonat e mbrojtura, si dhe në “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.

LEXO EDHE:  Linda Rama befason me deklaratën për vjehrrën: Kur isha me të unë

Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Kallëzuesit pretendojnë se bëhet fjalë për një model të përsëritur, ku ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe më pas jepet leja përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga kryeministri.

LEXO EDHE:  Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse

Tre rastet kryesore që janë në fokus të kallëzimit janë Baks-Rrjoll, Divjakë-Karavasta dhe Zvërneci. Megjithatë, kallëzuesit i kërkojnë SPAK që hetimi të mos kufizohet vetëm në këto tri projekte.

Published inLAJMI