Skip to content

VENDIMI/ Qeveria Rama u lidh rrogë familjeve, kush do të përfitojë para nga shteti

Familjet kujdestare profesionale që marrin në përkujdesje fëmijë pa kujdes prindëror do të përfitojnë një pagesë mujore të barasvlefshme me pagën minimale.

Prindi aplikues do të lidhë kontratë pune me bashkinë ku ka vendbanimin e përhershëm. Vendimi i miratuar nga qeveria Rama përcakton pagesën për shërbimin e kujdestarisë profesionale, krahas mbështetjes financiare për nevojat e çdo fëmije të vendosur në familje.

LEXO EDHE:  Gjobë deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, ja për çfarë shkeljesh

Pagesa për shërbimin jepet një herë në muaj, pavarësisht numrit të fëmijëve që familja ka në kujdes. Kështu, edhe nëse kujdeset për dy fëmijë, familja përfiton një pagesë sa paga minimale. Këtë pagesë mund ta marrë edhe prindi që është i punësuar, i vetëpunësuar ose ushtron një veprimtari tjetër profesionale. Ai duhet ta organizojë kohën në mënyrë që puna tjetër të mos cenojë nevojat, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës.

LEXO EDHE:  E fundit! Nga e diela rikthehen shiu dhe dëbora në Shqipëri

Veç pagesës profesionale, për çdo fëmijë të vendosur në kujdes alternativ parashikohen 12,000 lekë në muaj për nevojat e përditshme dhe 35,000 lekë në vit për shpenzime të tjera. Për një vit të plotë kujdesi, mbështetja për nevojat e një fëmije arrin në 179,000 lekë. Kjo shumë është e veçantë nga pagesa për shërbimin që ofron familja kujdestare./ RILINDJE.info

LEXO EDHE:  Vila 800 mijë euroshe në Palasë, nga Igli Tare te Lorela Reçi, si u ndoqën punimet dhe kush komunikonte me ndërtuesit! Zbardhen e-mail-et
Published inLAJMI