Skip to content

Ngjarje e rende ne Tirane, humb jeten i riu, policia arreston menjehere…

Një aksident tragjik rrugor është regjistruar në Tiranë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një autobus i linjës urbane. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Ura e Peshkatarit”, ndërsa drejtuesi i mjetit është vënë në prangat e policisë.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Tiranës, shoferi i autobusit, shtetasi N. H., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin e transportit publik, ka aksidentuar këmbësorin Z. I., 46 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për viktimën, i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në një fabrikë ëmbëlsirash

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa është bërë sigurimi i provave materiale dhe marrja e dëshmive paraprake për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat dhe më pas është arrestuar.

LEXO EDHE:  Mijëra euro në muaj vetëm për makeup per fytyrën! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si sk*ndali

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Peshkatarit’, autobusi që ai drejtonte ka aksidentuar këmbësorin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

LEXO EDHE:  Mbarojnë HALLET për 3 shenja të horoskopit! Nga 23 nëntori nis ndryshimi që prisnin

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila do të vijojë hetimet për përcaktimin e përgjegjësive ligjore dhe shkaqeve të sakta të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat urbane dhe pranë kalimeve për këmbësorë.

Published inLAJMI